Kalaja Epox konsumatorëve të vet ju ofron dysheme me rrëshira epoksidi të cilat janë jashtëzakonisht efikase në të gjitha aspektet.
Për këto vite “Kalaja Epox” është zhvilluar mjaft shumë duke rritur kapacitetet si në teknologji ashtu edhe në profesionalizëm.
Tani më e certifikuar me standardin ISO 90001:2015 “Kalaja Epox” e forcon edhe më tej besimin tek konsumatorët e saj duke ju ofruar kualitet dhe korrektësi si gjithmonë.
Më së shumti preferohet në fabrika sidomos në ato ushqimore, për garazhe nëntokësore, depo mallrash etj.
(ELEKTROPËRÇUESE)
Dysheme që mundësojnë shkarkimin e elektricitetit static në rrjetin e tokëzimit. Ky model aplikohet në laboratorë, salla operimi, depo karburantesh, dhe në përgjithësi në objekte ku elektriciteti static paraqet rrezik.
Të punuara me rrëshira akrilikë dhe rrëshira poliuretani atom und të përdorën për ambiente të brendshme po ashtu edhe për ato të jashtme. Materialet të cilat i përdorim për këto dysheme janë materiale të cilat janë të rekomanduara nga federatat respektive dhe institutet sportive.
Të përshtatshme për zyra afariste, hoteleri, shtëpi banimi etj. Këto dysheme mund të punohen në dizajne dhe pamje të ndryshme dhe me një shumëllojshmëri ngjyrash.
Të punuara me rrëshira poliuretani të cilat janë materiale shumë elastike dhe shume të qëndrueshme ndaj kushteve atmosferike. Po ashtu këto dysheme shërbejnë edhe si hidroizolim prandaj edhe përdorimi i tyre kryesisht bëhet në ballkone dhe terasa.
Dyshemetë me epokside kanë gjetë përdorim mjaft të madh në industri e sidomos në atë ushqimore ku nevojitet higjienë e lartë, mirëmbajtje e lehtë dhe dezinfektim i sigurt si p.sh. mishtore, qumështore, fabrika të lëngjeve, bodrume të pijeve alkoolike, depo mallrash, etj. pasi që janë shumë të qëndrueshme ndaj acideve dhe materieve tjera brejtëse.
Një përdorim shumë të madh epoksidet kanë edhe në shëndetësi (spitale, salla të operacionit, fabrika farmaceutike, laboratore etj.).
Po ashtu ato përdoren edhe në objekte banimi sidomos në kuzhina, korridore, banjë, lokale afariste,etj.
Dyshemetë me epokside përdorim kaq të madh kanë arritur për faktin se: janë tejet higjienike, pastrohen (mirëmbahen) lehtë, janë ekologjike, janë jashtëzakonisht të rezistueshme ndaj acideve dhe lëndëve brejtëse, janë mjaft dekorative, janë të qëndrueshme ndaj peshave të rënda dhe ndaj dridhjeve(vibrimeve), mund të punohen në ngjyra të llojllojshme si dhe kanë një afat të qëndrueshmërisë shumë të gjatë.
Sa i përket ballkoneve dhe terracave (kulmeve të rrafshta) ndërmarrja jonë ofron dysheme me poliuretan i cili është material shumë elastik gjë që e bën këtë material shumë të qëndrueshëm ndaj ndikimeve klimatike. Dhe ajo që është me rëndësi ofron hidroizolim shumë të sigurt dhe njekohesisht është edhe shumë estetik prandaj nuk ka nevojë që të mbulohet me asnjë material tjetër.